Ballina Kryesore “Timoni i qeverisë”, Rama reagon për herë të parë pas takimit me...

“Timoni i qeverisë”, Rama reagon për herë të parë pas takimit me Fatos Nanon: Shofer i sprovuar!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me takimin e zhvilluar një ditë më parë me liderin historik të së majtës, Fatos Nano.

I ftuar në një bashkëbisedim me sipërmarrës në Golem, Rama tha se Nano pati shumë të drejtë kur u shpreh dje se situata aktuale politike “nuk është çeshtje timoni, por destinacioni”.

“Fatosi pati të drejtë mbrëmë kur tha se nuk është çeshtje timoni, por destinacioni. Ai është dhe shofer i sprovuar, i ka të gjithë ingredientët e nevojshëm të ekspriencës dhe teknikës së dhënies së makinës, për të kuptuar se ky nuk është qëllim në vetvete”, u shpreh Rama, fjalë me të cilat preferoi të mbyllte dhe takimin në Kavajë.

“DuaLajm.com” raportoi një ditë më parë se kryeministri Rama dhe lideri historik i PS-së, Fatos Nano zhvilluan për mbi dy orë një takim kokë më kokë pasditen e djeshme në vilën qeveritare në Durrës.

Lidhur me temën e këtij takimi, Nano shpërndau dje në media një mesazh të shkurtër ku sqaronte se “nuk bëhet fjalë për çështje timoni, por destinacioni”. Ai gjithashtu përdori edhe shprehjen e kryeministrit Rama “nuk keni parë gjë akoma”.

Dy janë detajet që mund të kuptohen nga ky reagim i Nanos. Fakti që ai përmend “timonin” dhe “destinacionin” duket se ka ndërmend të angazhohet në fushatë indirekt ose direkt për të mbështetur PS-në. Dhe për më tepër që i referohet një shprehje të Ramës duket se ka zgjedhur të mbështetë këtë të fundit në “betejën” me Metën.

Metafora e timonit është kthyer në kryefjalën e replikave në distancë mes PS dhe LSI, e kjo për shkak të kryeministrit Rama i cili hapur kërkon në fushatë të paktën 71 mandate për të “drejtuar i vetëm timonin e qeverisë pa të tjerë në prehër”.

LEXO EDHE:  "Ti Ana je një k*çkë e vërtetë", Albi Nako i lë të gjithë pa fjalë në mes të spektaklit

“DuaLajm.com” mësoi sot se në vilën qeveritare në Durrës, rreth orës 17.30 të pasdites ish-kryeministri Fatos Nano dhe kreu i ekzekutivit zhvilluan një takim kokë më kokë që zgjati për afro dy orë.

Të njëjtat burime treguan se më pas Edi Rama është larguar drejt Tiranës, ndërsa Fatos Nano drejt Golemit në shoqerinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi.