Ballina Politike “U rëndita krah PD sepse mendova se është partia më e drejtë,...

“U rëndita krah PD sepse mendova se është partia më e drejtë, sot shoh vetëm makinacione”, Anëtari i kryesisë nuk kursen akuzat ndaj Bashës

Tomor Alizoti, kreu i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në PD dhe gjithashtu dhe anëtar i Kryesisë së PD-së është rradhitur në zërat anti-Basha. Sipas tij PD po degradon dhe është një gabim pasi po i jep i tjetër dorë shkaktarit kryesor të humbjes së PD në zgjedhje, Lulzim Bashës.

“Ky vend eshte ndertuar mbi padrejtesinë, dhe me keqardhje po ju them se ne ketu jemi mbledhur ne menyre te padrejte. Jemi mbledhur per te bere te padrejtën te drejte. Si eshte e mundur që në një parti që i solli shqiptarëve lirinë dhe drejtësinë, sot pas kaq vitesh është kthyer në tempullin e padrejtësisë”, tha ai.

“Si eshtë e mundur që pas kësaj disfate totale, ne pas dy javësh rizgjedhim kryetarin e disfatës. Unë e di pse po ndodh. Sepse ju jeni të padrejtë. Ky vend ka vuajtut gjithmonë nga udhëheqësit dhe liderët autokratë e të padrejtë. Që kjo parti të bëhet si gjithë Europa, që ka qenë parrulla e themelit dhe kauza e PD, duhet të jetë e drejtë me veten, pastaj këtë drejtësi ta përcojë te gjithë shqiptarët”, është shprehur Alizoti.

Ai tha se një ndër arsyet pse kam qenë dhe jam antar i kësaj partie është se kam menduar që PD është në anën e drejtë të historisë.

“Sot me keqardhje vë re dhe shumë makinacione dhe manipulime, që i përngjajnë asaj partie, që njerëzit, adhuruesit e PD e luftuan me jetë, shpirt dhe gjak edhe në ditët më të errëta të komunizimit.
Vendet e zhvilluara të botës, në themelin e shtetformimin të tyre kanë nderin e njeriut, vlerat e njeriut dhe drejtësinë e njeriut.
Ne do degradojmë edhe më shumë sepse sot kjo parti po bën aktin më të kobshëm, po legalizon të padrejtën”, përfundoi ai.

LEXO EDHE:  VIDEO/ I xhindosur, shihni shpërthimin e Berishës kur mësoi se Prokuroria lëshoi fletëthirrje për Zenin