Ballina Politike Urdhër i prerë / Ska pushime për Administratën !

Urdhër i prerë / Ska pushime për Administratën !

Nëpunësit, funksionarët dhe punonjësit e Ministrisë së Financave dhe institucioneve të varësisë do tu ndërpriten lejet vjetore, për periudhën një mujore 25 maj deri në 30 qershor 2017. 

Urdhri i firmosur ka ardhur nga ministrja teknike e sapoemëruar Helga Vukaj, që mban datën 30 maj, por që mban kokën si urdhër për pezullimin e lejeve të administratës ministrisë së drejtësisë dhe institucioneve të varësisë.

Ajo përcakton shumë qartë se në punë do të kthehen edhe ata punonjës të cilët janë duke kryer aktualisht lejet e tyre vjetore. Pushimet e paguara dhe përmbushjen e lejes vjetore mund ta realizojnë vec pas datës 1 korrik ku zgjedhjet do kenë mbaruar dhe sezoni politik do marri pushimet.

Tashmë Punonjësit e administratës së ministrisë, tatimeve, doganave dhe drejtorive nën varësinë e financave do të mund të planifikojnë pushimet pas datë 1 korrik 2017 sipas legjislacionit në fuqi.

Në pikën katër të urdhrit, ministrja Vukaj ka ngarkuar Sekretarin e Përgjithshëm, dhe Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse si edhe nëpunësit, funksionarët dhe punonjësit e ministrisë së financave të zbatojnë urdhrin.

Në rast se kjo kërkesë nuk do të zbatohet, në pikën pesë të shkresës së firmosur nga Vukaj, punonjësit do të kenë përgjegjësi disiplinore sipas ligjit. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm ngarkohet për raportimet tek ministrja Vukaj të zbatueshmërisë së urdhrit.