Ballina Kryesore Vasili shpërthen ndaj Ramës: T’i tregojmë vendin këtij të çmenduri që na...

Vasili shpërthen ndaj Ramës: T’i tregojmë vendin këtij të çmenduri që na qeverisi për 4 vjet

SHPËRNDAJE

Gjatë takimit me banorët e Gjirokastrës, kreu i LSI-së ka përdorur tone mjaft të ashpra ndaj kryeministrit Rama, duke e quajtur këtë të fundit “i çmenduri” që na qeverisi për 4 vjet.

“Këta duan skllevër, këta duan ta kthejnë Shqipërinë në një sokak të Rilindjes së rivdekur. Ne do t’i tregojmë vendin me 26 qershor Ramës, se ne kemi nevojë për lirinë tonë, demokracinë tonë dhe këto 4 vite u qeverisëm nga një i çmendur” , deklaroi Vasili.

Ndër të tjera Vasili theksoi se LSI-ja do të mbështesë turizmin dhe do të ulë taksat.

“LSI do të ofrojë mbështetje të plotë për turizmin duke zeruar taksat. Jo më taksa për të zmadhuar tepsinë qeveritare,” u shpreh kreu i LSI-së.

Comments

comments