Ballina Kryesore Vasili sulmon Ramën: Në këto ditë halli parlamenti ka përballë greminën mendore...

Vasili sulmon Ramën: Në këto ditë halli parlamenti ka përballë greminën mendore të kryeministrit

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas përplasjes së sotme në komision, mes deputetëve të PD-së dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përmes një statusi në Facebook, Vasili shkruan se parlamenti tashmë ka përballë greminën mendore të kryeministrit në ditë të hallit.

Postimi i Vasilit:

Gremina mendore e kryeministrit, imituesit bajate te tij dhe Parlamenti.

Parlamenti tashme ka perballe greminen mendore te kryeministrit ne dite te hallit.

Funksionimi minimal i parlamentit nuk ekziston me.

Banditizmi qeveritar ka rrezuar pertoke cdo normalitet ne kuvend,ka shqyer rregulloren e kuvendit dhe cmenduria ka zaptuar kuvendin.

Ministra te paafte dhe te papergjegjshem si dhe kryebashkiake gjithfaresh sillen si gangstere e provinciale ne sallat e punes se kuvendit duke dhunuar cdo element te parlamentarizmit e duke poshteruar edhe vete deputetet e maxhorances ,duke i bere edhe ata pjese te ketij llumi te ideuar nga nje kryeminister i marre.

Ligje te rendesishme, qe miratohen turperisht per pak minuta me mbledhje te njeanshme hajnash nga maxhoranca ,ky eshte turpi qe konsumohet perdite ne parlamentin e Shqiperise.

Parlamenti po perjeton ditet me te zeza,standartet me mizerabel dhe drejtimin me zero qe nuk eshte pare kurre me pare.

Histeria impotente e kryeministrit dhe majmuneve imitues te tij e ka kthyer parlamentin ne nje institucion te shplare nga identiteti kushtetues,moral e politik,ndersa kryetari i parlamentit rri e veshtron se si ai shkaterrohet pa levizur gishtin e duke u konformuar ne menyre servile deri ne dhimbje me banditizmin qeveritar antiparlament.

Parlamenti eshte pa drejtim dhe ashtu si gjithe Shqiperia ndodhet nen peshen e epidemise se idiotesise kolektive te nje qeverie te vdekur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  VIDEO/ Rama: Akuzat e prokurorisë ndaj Tahirit, farsë e inskenuar nga amatorë inatçinj. Të sjellin prova, jo gazeta...