Ballina Kryesore Vëllai i Ramës dhe ai i Xhafajt pastrojnë dhe fitojnë para me...

Vëllai i Ramës dhe ai i Xhafajt pastrojnë dhe fitojnë para me lojrat e fatit, PD zbardh skemën (VIDEO)

Partia Demokratike ka zbardhur skemën sesi vëllezërit e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, Olsi Rama dhe Agron Xhafaj, po pastrojnë dhe përfitojnë para nga lojërat e fatit.

“Jam këtu sot me kolegun Alibeaj për të diskutuar në lidhje me aferën e qeverisë për lojërat e fatit, e cila nuk lidhet vetëm me ligjin, por është më gjërë se kaq”, deklaron Jorida Tabaku

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të përfituar dhe pastruar para të krimit dhe drogës nëpërmjet lojërave të fatit.

Dy njerëzit më të pushtetshëm të vendit kanë afruar mundësi korruptive dhe mbrojtje politike për vëllezërit e tyre, Olsi Rama dhe Agron Xhafaj në fushën e lojërave të fatit.

Fatmir Xhafaj, si kryetar i Komisionit të Ligjeve, në vitin 2015 bllokoi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit në qytete duke detyruar të dalin nga tregu, biznesmenë të sukseshëm dhe të ndershëm që kishin mbi 25 vite për t’i përqëndruar lojërat e fatit në dy ose tre duar.

Lojërat e fatit jo vetëm nuk u mbyllën, por u shumëfishuan nën presionin direkt të kryetarit të atëhershëm të kryetarit të komisionit të ligjeve. Të gjithë e mbajnë mend sherrin e paprecedentë të Fatmir Xhafaj me drejtuesen e athershme të lojërave të fatit, znj.Sufali. Ky sherr përfaqësonte interesat e dy bandave për zotërimin e tregut të lojërave të fatit.