Ballina Politike Vendi i 4-t mbetet jetim , Ristani përgatit largimin

Vendi i 4-t mbetet jetim , Ristani përgatit largimin

Disa nga dorëheqjet e kandidatëve në listat e demokratëve si Çoba në Shkodrës, Guri në Berat dhe Gjana në Dibër të cilët ndodheshin në vend të 4 kanë bërë bujë, por një emër tjetër i njohur dhe i vjetër i PD pritet të japë dorëheqjen.

Miq të ngushtë të kandidatit për deputet si dhe burime të degës së PD-së në Vlorë lajmërojnë se dikush po përgatit dorëheqjen.

Bëhet fjalë për Arben Ristanin, i cili është vendosur në vendin e katërt në listën për qarkun Vlorë.

Arsyeja e dorëheqjes, sipas burimeve ka të bëjë me pozicionin e Ristanit, i cili është vendosur i katërti në qarkun e Vlorës, një zonë rreziku për demokratin.

Mesa duket numri 4 është i mallkuar për Partinë Demokratike.