Ballina Kryesore Video/ Bëhen publike pamjet e sherrit mes kreut të FRESSH dhe kandidatit...

Video/ Bëhen publike pamjet e sherrit mes kreut të FRESSH dhe kandidatit të LSI në Gramsh

SHPËRNDAJE

Kandidati për deputet i LSI tek qarku i Elbasanit, Admirim Kala ka reaguar pas sherrit që ka ndodhur mes mbështetësve të dy partive PS dhe LSI në qytetin e Gramshit.

Nga një status në “Facebook” ai tregon se sherri ka nisur tek lokali që ai vetë administron dhe dënon veprimet e policisë ndaj mbështetasve të forcës së tij.

Ky është statusi i Admirim Kales:
“Unë Admirim Kala, kandidat për deputet në Qarkun e Elbasanit nën siglën e LSI-së, denoncoj ashpër qëndrimin dhe veprimet e policisë ndaj mbështetësve të forcës politike që unë përfaqësoj.
Një natë më parë në lokalin që administroj unë dhe familja ime kanë mbërritur disa të rinj të FRESSH me në krye shtetasin Enis Zani për të shpërndarë fletushkat e fushatës së tyre. Edhe pse jam kandidat i LSI-së unë nuk kam lejuar që asnjë forcë politike të shpërndajë materiale propagandistike në ambientet e lokalit që menaxhoj së bashku me familjen time. Por të afërmit e mi më njoftuan se dje rrreth pasdites Enis Zani së bashku të rinjtë e FRESSH-it kanë bezdisur frekuentuesit e lokalit dhe për këtë stafi i ka kërkuar që të largohen. Por ata jo vetëm nuk janë larguar nga ambientet private, por janë konfliktuar me stafin dhe familjarët e mi që ndodheshin aty. Për këtë disponoj materialin e plotë filmik të rregjistruar nga kamerat e lokalit, ku në dy kënde të ndryshme shihet qartë provokimi që Enis Zani dhe dy nga të rinjtë i kanë bërë stafit të lokalit. Sikundër shihet po kaq qartë se Aurel Qafoku, (aktivist i LSI) personi të cilin policia e Gramshit ka dashur ta shoqërojë lidhur me ngjarjen, jo vetëm nuk ka qenë prezent gjatë konfrontimit, por është shfaqur vetëm 25 sekonda ku duket qartë se është përpjekur të ç’tensionojë situatën. Pra siç mund të shihet qartë roli i shtetasit Aurel Qafokut është tërësisht korrekt, dhe tentativa e Policisë së Gramshit për ta proçeduar është tërësisht tendencioze dhe e qëllimshme. E theksoj, tendencioze.
Por “trimat” e FRESSH-it me në krye Klodi Tacen, kryetarin e PS-së së Gramshit nuk janë mjaftuar duke provokuar frekuentuesit e lokalit dhe mbështetësit e LSI-së. Nipi i tij, Eno Sadik Tace, banues në Tiranë, i cili javët e fundit është vendosur në Gramsh, është përplasur fizikisht edhe me mua. Pasi kam folur në telefon me kryetarin e PS-së së Gramshit për të sqaruar situatën, nipi i tij së bashku me persona të tjerë të dyshuar me preçedentë penal më janë afruar dhe më kanë goditur. Ngjarje e cila ende nuk është marrë në konsideratë nga policia që në çdo rast është e gatshme të penalizojë çdo qytetar që njihet si mbështetës i LSI-së, edhe kur nuk janë absolutisht të përfshirë në konflikt.
Ndaj per këtë rast ftoj median por edhe policine e rrethit të vijë e të shqyrtojë faktet, materialin filmik që e keni bashkangjitur. Gjej rastin të paralajmërojë edhe njëherë drejtuesit e PS-së dhe ata të Policisë së Qarkut të qëndrojnë larg militantëve dhe mbështetësve tanë sepse jo kërcënimet por dhe provokimet e tyre nuk na stepin. Ne jemi të gatshëm të përballemi me të gjithë ata që me mendjen e tyre të errët mendojnë se mund të na përkulin përballë presioneve dhe dhunës policore. I siguroj mbështetësit tanë në qarkun e Elbasanit dhe në Gramsh se sot jemi më të fortë se kurrë dhe jemi vetëm pak ditë larg fitores sonë.”

[arve url=”http://dualajm.com/wp-content/uploads/2017/06/19318614_1220231851422544_8457342320142974976_n.mp4″]
[arve url=”http://dualajm.com/wp-content/uploads/2017/06/19318872_111522679461114_2450433581449740288_n.mp4″]

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Aksident në Durrës, makina e policisë përplaset me një “Benz”

Raporti për konsumin: Rrinë në kafe, por nuk pinë shumë kafe, ja si renditen shqiptarët në botë

Debati për TVSH, Rama i del në krah deputetit socialist: Erion Braçe është zëri që s’i ka tradhtuar kurrë interesat e të dobëtëve, opozita…

A u mbajt i fshehtë rasti i pengmarrjes në Fier? Policia i kundërpërgjigjet Bashës: Ju bëjmë me dije se…

Lotaria Amerikane/ Ambasada e SHBA ka një njoftim të rëndësishëm për aplikuesit: Të gjitha regjistrimet para 18 tetorit, duhet të…

VIDEO/ Anxhelina Shala zhvishet live në emision dhe tregon “shenjat” e dashurisë që i ka lënë deputeti…

Dhuna ndaj të dënuarve, reagon Avokati i Popullit: Të hetohen të gjithë policët që “torturojnë” të burgosurit

Krimi në familje godet sërish, xhaxhai qëllon me thikë nipin 14-vjeçar në Patos (Emri)

FOTO/ Aksident në Tiranë, autobusi i Kombinatit përplas të moshuarën

Kamikazi hedh në erë kamionin, të paktën 231 të vdekur dhe 300 të plagosur (Video+Foto)

Artikulli paraprakKatër arsyet përse nuk po e harroni dot ish-in tuaj
Artikulli tjetërYlli Rakipi i përgjigjet Ramës: Ja pse nuk erdha për intervistë në Gjirokastër