Ballina Kryesore VIDEO/ Komunikimi Javor, Rama zbulon dy historitë e suksesit të Shqipërisë që...

VIDEO/ Komunikimi Javor, Rama zbulon dy historitë e suksesit të Shqipërisë që do të shërbejnë për çeljen e negociatave me BE

Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javor” të kësaj të diele, ka folur për dy histori suksesi të qeverisë së drejtuar prej tij, të cilat shërbejnë si baza për hapjen e negociatave me Bashkimin e Europian.

“Temë kryesore ishte takimi me drejtorin e BE për zgjerimin e ekipit të tij. Shqipëria po bën progres në drejtimin e duhur, objektivi për çeljen e negociatave mesin e vitit tjetër është plotësisht i arritshëm.

Nuk ka dyshime për 2 historitë e suksesit në vendin tonë të përshëndetur nga ndërkombëtarët

Së pari, zgjedhjet e 25-qershorit, Shqipëria ia doli pas shumë pengesave, si çadra apo refuzimi i zgjatur i opozitës. Fushata më e qetë dhe më pak e kushtueshme. Zgjedhjet janë konsideruar nga komuniteti ndërkombëtar në përputhje të plotë me standartet e Europës.

Propaganda kundër zgjedhjeve, e atyre që humbën, është thjeshtë shfaqje e vetëdobësisë së brendshme politike, morale e programore, që e cuan në humbje. Kështu rrezikojnë të humbin sërish e të dobësohen më shumë. Por është çështje e tyre. Jo e jona.

Së dyti ,rezultatet për crrënjosjen e sëmundjes së vjetër të kanabisit, dhe nxjerrjen e vendit tonë nga territoret e kultivimit të drogës. Nisi me asgjësimin e Lazaratit, e arritje në të gjithë vendin. Por këtë vit do të mbyllet me fitoren e shtetit  kundër krimit e drogës. Do ta vijojmë këtë luftë kundër rrjeteve që kanë përfituar nga droga, do identifikojmë e sekuestrojmë asetet e përfituara nga paratë e drogës, e të cojmë prapa hekurave të fortët. Kjo betejë ka nisur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare. S’do të ketë tolerancë. Opozita e përdor temën e krimit për të shuar vëmendjen nga humbja e vet. Përpjekje e dëshpëruar për një opozitë që rreket si e marrë për ta shfrytëzuar krimin për të mbjellë paqëndrueshmëri sociale.

Jemi zgjedhur nga shqiptarët për të mirëqeverisur vendin e synojmë rrugën e dialogut e bashkëpunimit me opozitën. Dialog me vullnetin e një pale nuk do ketë por ne s’do e humbasim durimin por do vijojmë t’i bëjmë thirrje opozitës që të bisedojmë për të mirën e vendit,” u shpreh Rama.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook