Ballina Kryesore VIDEO/ Rama publikon ‘Komunikimin javor’, ja disa nga porositë që ai u...

VIDEO/ Rama publikon ‘Komunikimin javor’, ja disa nga porositë që ai u dha ministrave

Kryeministri  Rama ka publikuar sot ‘Komunikimin Javor’ në rrjetet sociale , ku është shfaqur në një takim me kabinetin qeveritar.

Ai u shpreh se asnjëherë më parë qeveria nuk ka pasur skuadra si këto që janë krijuar, ndërsa i bëri apel ministrave dhe zv. ministrave që vizioni i tyre të udhëheqë skuadrën.

“Nuk është bërë selkesion si këtë herë për ministrat. Asnjëherë më parë qeveria nuk ka pasur skuadra si këto që kemi krijuar. Ne shkuam përtej kufijve politikë dhe partiakë. Asnjëherë më parë anëtarët e kabinetit qeveritar nuk kanë pasur në tavolinë e tyre një rreth njerëzish siç do kenë për 4 vite. Jemi vetëm tek premisa e mirë që kërkon vullnet të madh nga ministrat dhe nga çdo zëvendës e tyre për të punuar në skuadër.

 Tradita është kundër delegimit real të përgjegjësive tek ministrat. Prandaj bëni të mundur që vizoni juaj të udhëheqë skuadrën tuaj. Çdo hap duhet të na udhëheqë parimi. Objektivi ynë parësor, dhe që duhet të marrë mbështetjen e të gjithave mninistrive është, çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në 100 ditëshin e parë të qeverisjes tonë”– tha Rama.

Duke marrë  dhe një shembull të një ekipi futbolli të cilët pavarësisht se kishin lojtarë të mirë, nuk arritën të fitonin trofe, pasi nuk ishin skuadër në lojë Rama u shpreh se duhet të punojë i gjithë ekipi për të pasur rezultate.

“Drejtësia e re kërkon një drejtësi të re me virtyte dhe vizon të ri për të cilat skuadra e re i ka atributet e duhura. Kjo ministri duhet të jetë garante e drejtësisë. Ministra e Mbrojtjes duhet të rrisë më tej cilësinë. Turizmi dhe Mjedisi kërkon një forcë të re nxitëse. Por skuadra e re sot është vetëm në letër sot për sot dhe e gatshme për të fituar sfidat në realitet dhe çdo ditë. Kjo do të thotë që nuk mjafton një individ për të bërë fitues një skuadër. Na ishte njëherë një skuadër që për nga cilësia e individëve u quajt skuadrave e galaktive, por galaktikët nuk fituan asnjë trofe pikërisht pasi nuk u bënë kurrë skuadër në fushën e lojës. Por kundërshtarët tanë nuk janë aspak të dobët përkundrazi janë të egër dhe të rrezikshëm. Kemi edhe një opozitë të dobët që ulëret edhe qan si ai frikacaku, por ky është një rrezik më vete për skuadrën tonë dhe jo një lehtësi. Ne kemi dy aleatë në këtë betejë, popullin dhe dëshirën tonë për ta bërë Shqipërinë. Forca të gjithëve!”– tha Rama.

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama ka një super lajm për dibranët, ja kur vazhdon ndërtimi "Rrugës së Arbrit"


Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook