Ballina Aktualitet VIDEO/ Sulm politik ndaj Arta Markut, Dritan Gina bën kallëzim penal ndaj...

VIDEO/ Sulm politik ndaj Arta Markut, Dritan Gina bën kallëzim penal ndaj saj

Pas vendimit për shkarkim të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina, vjen edhe kallëzim penal i tij ndaj kryeprokurores së përgjithshme Arta Marku.

Gina pretendon se kryeprokurorja Arta Marku ka shkelur ligjin me këtë vendim dhe e akuzon për “shpërdorim detyre”.

“Kam pretenduar një sërë shkeljesh të rënda të norma kushtetuese dhe ligjore. Shkelës së tyre nuk do t’i hyj në thellësi pasi i kam argumentuar në kallëzimin penal prej 15 faqesh që kam depozituar. Unë dua të theksoj se jam profesionalisht dhe si i tillë i nënshtrohem kushtetutës dhe ligjit. Unë nuk mora peng zyrën. Me kokëfortësi nuk çahet në këtë vend. Puna e prokurorit nuk lidhen vetëm me hetimin, por një sërë procedurash. Ajo mënyrë që zgjodha dje nuk është mënyra që unë dua të mbaj zyrën e shtetit, por reagimi i një profesionisti i një prokurori, që nuk lejoj njeri të më nëpërkëmbë mua apo kolegët e mi. Unë bëra detyrën që më cakton ligji dhe që e ndjej së është e dobishme për t’u bërë,” tha Gina për gazetarët nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Gina, u largua nga detyra një ditë më parë dhe kjo padi ndaj Markut, është e dyta pas asaj të bashkëshortes së tij Rovena Gashit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook