Ballina Kryesore “Vjedhja klamoroze e Ramës”/ Berisha: Çmimi i 1 km autostradë me qeverinë...

“Vjedhja klamoroze e Ramës”/ Berisha: Çmimi i 1 km autostradë me qeverinë e re po kushton 1000% më shumë

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar qeverinë Rama për investimet e bëra për ndërtimin e rrugëve.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se qeveria në këtë sektor po bën vjedhje klamoroze, ndërsa shton se është dhjetëfishuar çmimi i rrugëve.

Berisha tha se në vitin 2009 një km autostradë me 4 korsi kushtonte 1 milion euro, ndërsa sot do të kushtojë sipas tij mesatarisht 10-11 milionë euro.

Postimi i Berishës

Vjedhje klamoroze!!
Dhjetefishohet çmimi i rrugëve nga vjedhjet e Piktori dështak dhe narko-hajnave e tij.
Te dashur miq, në vitin 2009, një kilometër autostradë me katër korsi, me gjerësi 25 metër, me trotuare dhe ndriçim, ka kushtuar 135 milionë lekë ose, 1 milion euro, ndërsa një e tillë me projektin “One Billion” për terrene te ngjashme sipas te dhënave zyrtare te ministrisë se Financave do të kushtojë mesatarisht 10-11 milionë euro. Pra rritja është 10 here apo 1000% ndërkohë qe indeksi i çmimeve ne ndërtim po sipas te dhënave zyrtare është rritur vetëm me 4,8%. Kostoja me të cilën do të ndërtohen rrugët e projektit “One Billion” rezulton të jetë gati e njëjtë me koston me të cilën u zhvilluan punimet në tunelin e Kalimashit, në Rrugën e Kombit!?!?!! Sb”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook