Ballina Kryesore Votat pro Ruçit/ Partia Demokratike: Gjithçka ndodhi ishte blerje e votës, PD...

Votat pro Ruçit/ Partia Demokratike: Gjithçka ndodhi ishte blerje e votës, PD nuk pranon më…

Pas ngjarjes së djeshme në parlament, ku disa deputetë nga PD-ja dolën kundra urdhërit të Bashës dhe votuan pro bërjes së  Gramoz Ruçit si kryeparlamentar solli sot një mbledhje të jashtëzakonshme brenda PD-së. 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dënuar me gjithë forcën ngjarjen e turpshme ndërsa deklaron se ajo çfarë ndodhi erdhi si rezultat i manipulimit apo blerjes së votës dhe se kjo do të shqyrtohet me prioritet absolut.

“Një gjë është e qartë pa asnjë ekuivok: kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vlerëson se ky skenar i qëllimshëm u vu në veprim për të hequr vëmendjen e opinionit nga emërimi prej Edi Ramës në krye të Kuvendit i Gramoz Rucit, simbol i të kaluarës së përgjakur të diktaturës komuniste dhe i lidhjeve kriminale dhe trafiqeve të drogës, për të cilën arsye është përjashtuar përherë nga hyrja në SHBA”, thekson PD.