Ballina Kryesore Votat pro Ruçit/ PD publikon skemën: Gjithçka ishte një manipulim i momentit…

Votat pro Ruçit/ PD publikon skemën: Gjithçka ishte një manipulim i momentit…

SHPËRNDAJE

Një nga organet zyrtare të Partisë Demokratike, gazeta “Rilindja Demokratike” ka publikuar sot një shkrim i cili i kushtohet plotësisht asaj që ndodhi dje në parlament. RD ka bërë një analizë të plotë ku tregon se si manipulohet procesi nga socialistët.

Sipas shkrimit, futja e dy votave si të PD-së, ishte një shashkë për të larguar vëmendjen nga zgjedhja er Ruçit në krye të parlamentit, ish-ministër në kohën e diktaturës.

SHKRIMI I PLOTË
Përfundimi i votimit për zgjedhjen e Gramoz Ruçit kryetar Kuvendi, është shoqëruar me debate të ashpra e të forta, për shkak të dy votave “pro” sikurse u theksuan të opozitës. Ruçi mori 80 vota, nga të cilat 74 janë vota të deklaruara të PS, ndërsa katër vota janë nga aleatët e tij në Parlament. Pikëpyetja lindi mbi dy votat e tjera që janë hedhur për Ruçin.

Nxitimi për të baltosur PD-në, në kushtet e një votimi të fshehtë dhe të mungesës së “provave”, tingëllon më shumë si një diversion ndaj PD-së dhe Lulzim Bashës, diversion i shpërndarë nga mediat dhe amplifikuar nga njerëz me inate të mëdha, që mbetën jashtë listave të PD, për deputetë.

Mjafton një analizë e thjeshtë, që askush deri tani nuk e ka bërë për të mos përjashtuar dhe pse jo, pranuar e pohuar se ato dy vota, nuk janë të PD-së.

Por të kujt janë? Duhet analizuar me kujdes fakti se çfarë ndodhi gjatë votimit. PD kishte deklaruar votën kundër. PD po ashtu nuk caktoi përfaqësuesin e saj në komisionin e numërimit të votave. Ky ka qenë një rreng i vogël politik i PD. Demokratët kanë dashur t’u tregojnë edhe një herë tjetër shqiptarëve se si mund të administrojë një proces të thjeshtë votimi dhe publik Partia Socialiste.

Dje u vodh dhe u manipulua edhe rezultati i votave për Ruçin. Kjo i ka interesuar Ramës dhe nuk e ka pasur problem që në një komision të kontrolluar prej tij të shtojë dy vota më shumë për të kaluar barrën e përgjegjësisë me këtë manipulim edhe tek demokratët. Gjithçka ka qenë e qëllimshme për të spostuar vëmendjen e opinionit nga zgjedhja e një xhelati të diktaturës në krye të Parlamentit tek dy votat e opozitës. Dhe në të vërtetë e ka arritur disi Rama. Mediat e kontrolluara prej tij i kushtuan shumë pak rëndësi procesit të administrimit të votave që u bë vetëm nga PS.

Nënkuptimi është i qartë. Mosmarrja pjesë e opozitës në komisionet e votimit do të sjellë standardin e diktaturës në komisione, ku ashtu si në kohën e Gramozit shkruheshin dëshmitë e rreme në dosjet që çonin njerëz në litar, burgime apo internime. Në këtë pikë kanë eksperienca si Gramozi personalisht, ashtu edhe Rama familjarisht. Në këtë seancë të parë shqiptarët panë se si Rama dhe Ruçi mund të vrasin edhe votën e deputetëve, jo vetëm të shqiptarëve sikurse bënë më 25 qershor.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Policia arreston 14-vjeçarin, plagosi me thikë adoleshentin (FOTO)

Vjen surpriza e Edi Ramës për të gjithë punonjësit e administratës

Reagon ish-ministri i LSI: “Largimi i Llallës, loja me peshq e me sorra mbaroi!”

VIDEO/ Basha deklaron: Edi Rama nuk do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm

Deklarata e Ministrisë së Brendshme: “Arratia e ish-shefave të policisë, ja çfarë ka ndodhur

Deklarata e Bashës: “Këmbanat po bien, Edi Ramës po i vjen fundi”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e demokratëve: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”

Rritje pagash në sektorin e Zjarrfikësit. Bashkia e Tiranës propozon projektvendimin

Berisha ironizon urdhër arrestet e katër policëve, “Rama firmos azilin politik të narkodrejtorëve”, ja emrat

Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të mbarë përfaquesve shqiptarë

Artikulli paraprakMavraj: Realiteti është që jemi çuna normalë, jo yje. Grupi ishte shumë i vështirë…
Artikulli tjetërKryeministri ruan zakonin dhe pas fillimit të jetës parlamentare, ja si i përshëndet shqiptarët sot(FOTO)