Ballina Politike Xhafaj i del në krah Çakos, drejton gishtin nga Prokuroria

Xhafaj i del në krah Çakos, drejton gishtin nga Prokuroria

SHPËRNDAJE

Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka dal në krah të Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako duke vlerësuar rolin e tij si shumë profesional.

Përmes një konference për shtyp Xhafaj i ka cilësuar si antikushtetuese akuzat e fundit të LSI-së ndaj Policisë së Shtetit.

Policia në vlerësimin tim nuk të bën forcë e parë, as nuk të pengon të bëhesh forcë e parë. të tillë të bën vota qytetare.  E kundërta është e gabuar dhe provë e dështuar në këtë vend. Policia nuk mund të shërbejë si rrufe pritëse për shkarkesat e tensioneve elektorale.

Disa deklarime ndaj policisë në vlerësimin tim politik por dhe ligjor janë antikushtetuese dhe në shkelje të drejtëpërdrejtë të ligjit.

Personalisht dënon çdo akt dhune në procesin zgjedhor dhe duhen ndëshkuar ashpër me forcën e ligjit. Policia ka rolin e saj në parandalimin por të mos harrojmë se një rol të rëndësishëm ka policia e shtetit.

Flitet për disa ngjarje që  në dijeninë time i janë referuar prokurorisë dhe prokurorëve, por askush nuk kërkon hesap ndaj prokurorëve, të cilët kanë përgjegjësinë  e zbardhjes sa më të shpejtë të këtyre ngjarjeve. Edhe përdorimi i qëllimshëm apo  i paqëllimshëm i ngjarjeve të tilla është i gabuar, edhe policia ka rol në parandalim dhe identifikim por rol të rëndësishëm ka dhe duhet të ketë prokuroria”, tha Xhafa.

Xhafaj  ka drejtuar gishtin drejt Prokurorisë duke deklaruar se ajo nuk duhet të fshihet në zyrat e tyre për të mbyllur dosjet e fundit por të zbardhë ngjarjet që po cënojnë klimën e mirë elektorale. 

Unë i bëj thirrje prokurorisë të veprojë shpejt për të zbardhur ngjarje të tilla që cënojnë rëndë atmosferën e mirë të krijuar në këtë proces zgjedhor. Prokurorët nuk kanë përse të mblidhen në kuvlitë e tyre për të mbyllur shpejt e shpejt dosjet e fundit sa pa hyrë në fuqi Kodi i ri i Procedurës Penale por të merren me prioritet me këto lloj veprash penale nëse rezultojnë si të tilla, për ti zbardhur dhe për ti cuar përpara drejtësisë përgjegjësit në mënyrë që të dihet e vërteta dhe të qetësohet klima e rënduar elektorale nga episode të tilla apo përpjekje për ta rënduar atë, tej asaj që është në fakt”, deklaroi Xhafa.

Comments

comments