Ballina Kryesore Xhafaj: Ja kushti që duhet të plotësohet që të riktheheni sërish në...

Xhafaj: Ja kushti që duhet të plotësohet që të riktheheni sërish në radhët e policisë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka dhënë mundësi të larguarve nga rradhët e policisë që të rikthehen sërish.

Gjatë fjalimit të tij, Xhafaj tha se kushdo që dëshiron që të rikthehet sërish në rradhët e policisë duhet të plotësojnë një kusht, të kalojnë vettingun.

“Figura e policit është dinjiteti i shtetit, polici është përplasja e parë e imazhit, e forcës dhe e shërbimit. Kjo është edhe arsye që ne kemi filluar një proces, qe është vetting. Jo një proces që duam të ikin ca e të vijnë ca, por e kemi ndërtuar në mënyrë të tillë që ata që nuk janë në polici mund të rikthehen, mjafton të kalojnë vettingun.

Qëllimi ynë është  që të mbeten në polici njerëzit e pakorruptuar dhe të aftë për ta bërë këtë punë. Policia është një nga shtyllat që mban shtetin”, u shpreh Xhafaj.

Xhafaj mori pjesë në forumin Qytetar për Sigurinë në Dibër ku tha se qëllimi ka qenë dhe është i qartë, qoftë për zbatimin e reformës në drejtësi, qoftë për vettingun në polici.

“Kemi qenë të qartë kur nisëm reformën në drejtësi, për të cilën ka njerëz pro, ka kundër ka dhe kundërshtarë por që në ditën 1 kur e kam nisur këtë reformë dhe që në ditën 1 që erdha në ministri të Brendshme kam qenë i bindur që nëse ka një drejtësi dhe një polici me njerëz me integritet të ndershëm e ka shumë më pak të lehtë mundësinë politika dhe çdo pushtet të abuzojë me interesat e qytetarë Nëse njerëzit që shërbejnë në drejtësi dhe polici janë njerëz të ndershëm ata mund ti vënë kufirin te thana cdo zyrtari që abuzon. Kemi qenë të gjithë të vendosur dhe sot ndihemi shumë mirë. Reforma të tilla marrin mbështetje edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe janë garanci dhe unë besoj që këto reforma do të japin rezultate të shpejta, të dukshme të prekshme për qytetarërt. Prandaj ne e kemi nisur dhe jemi të vendosur ta çojmë deri në fund si reformën në drejtësi edhe vettingun në polici”, shtoi Xhafaj.

LEXO EDHE:  Korea Veriut dërgon një raketë balistike drejtë bregdetit, i gjithë rajoni në rrezik serioz

Ministri kërkoi ndihmën e qytetarëve për bashkëpunim në mënyrë që rendi dhe siguria të rriten dhe krimi të ulet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook