Ballina Kryesore Xhafaj i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Berishës: Kur hajduti bërtet, kapeni hajdutin

Xhafaj i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Berishës: Kur hajduti bërtet, kapeni hajdutin

Pas fjalimit të ish-kryeministrit Berisha në Parlament, fjalën e ka marrë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili i është përgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” akuzave të liderit historik të PD ndaj Ramës.

Në fjalën e tij, Xhafa, theksoi se do të kishte dashur që Berisha të rrinte në sallë, pasi ia doli pas debatit me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku ky i fundit i preu fjalën.

Duke ironizuar akuzat e Berishës, Xhafaj theksoi se ish-kryeministri “bërtet si hajduti që thotë ‘kapeni hajdutin'”.

“Prisja që të rrije në sallë se ti je personi që na ke kujtuar frazën: bërtet hajduti: kapeni hajdutin. Edhe sot na e ke kujtuar. Vetëm ky e di se ne në pushtet qenkemi në panik, ndërkohë që ju jeni në opozitë. Kjo është arsyeja se pse ju ndëshkuan qytetarët”, deklaroi Xhafaj.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është një nga emrat më të akuzuar nga opozita, si pjesë e kabinetit qeveritar “Rama 2”.