Ballina Politike Ylli Rakipi i përgjigjet Ramës: Ja pse nuk erdha për intervistë në...

Ylli Rakipi i përgjigjet Ramës: Ja pse nuk erdha për intervistë në Gjirokastër

SHPËRNDAJE

Edi Rama sot ndodhet tek emisioni i gazetarit të njohur Ylli Rakipi në një intervistë të ndezur dhe me shume zjarr nga të dyja palët.

Rakipi shpjegoi arsyet se përse nuk u zhvillua intervista në Gjirokastër dhe duke i thënë që po krijonte një fasadë në qytetin e gurtë ndërsa Rama ja ktheu që ndonjëherë duhet të dalin nga kazani i errët mediatik ku fshihen. Ndjekim debatin për më tepër:

Rakipi: S’erdhe.
Rama: Jo s’erdhe ti.
Rakipi: Ku?
Rama: Në Gjirokastër.
Rakipi: Për fasadë.
Rama: Për arsye shëndetësore nuk mundeshe
Rakipi: Jo vetëm për mua, por për ata.
Rama: Për kë?
Rakipi: Lubonjën e Bushatin, se ishte sikur po merreshin për qokë
Rama: Jo, pse madje ato që kam bërë në Vlorë e Gjirokastër kanë pasur më shikueshmëri
Rama: Ju doni errësirën e kazanit këtu. Dilni nga kazanët e errët.
Rakipi: Për gazetarin nuk ka rëndësi por kur ai që të thërret përpiqet të përdorë.
Do më ngjisje në kala ti, atje është martuar Erion Veliaj, janë bërë festivale.
Rama: Ka pasur shumë ngjarje në kala. Por më e rëndësishmja nuk ishte vendi, po të bënim një bisedë të hapur.
Rakipi: Fasadën që bën ti.
Rama: Pse lahesh, pse krihesh, pse hekurosesh. Çe ke këtë fasadë? Pse merresh me fasadën.
Rakipi: Pse erdhe me kostum.
Rama: Më tha Fuga. Ai është lart.
Rakipi: Vetëm ai lart mund të ndryshojë ty…
Rama: S’më la Fuga pra. Në Gjirokastër do isha më atë kostum që vesh, këtu jo.
Rakipi: Higjiena nuk është fasadë…
Rama: Këto nuk janë higjiene. Po ti pse e ke hekurosur këmishën? Pse e ke vënë kravatën?
Rakipi: Po ti kur do del me zhubra?
Rama: Po mua lerë, ti se jam tjetër gjë.
Rakipi: Kam një pyetje për programin tuaj. Dua të marr mendimin e Fugës dhe të një ndonjë tjetër, që të më sjellësh programin e 4 viteve përpara se të mbyllet ky emisioni..
Rama: Të sjell unë manifestin ore. E kemi prezantuar në Durrës 3-4 orë në Kongres.
Rakipi: Para dy muajsh kemi bërë një bisedë bashkë. Besoj se fuga e gjen.
Rama: Pse kush je ti? S’do bëj Fuga detyrat e shtëpisë.
Rakipi: S’do e sjellësh në studio programin?
Rama: Pse e do në program ti?
Rakipi: Po
Rakipi: Kush janë shushunjat?
Rama:Dëgjuat ndonjë sulm për Metën?
Rakipi:Ju flisni për policinë gri…?
Rama: Nuk ka lidhje me Ilir Metën, por me një sistem të krijuar prej disa vitesh. Unë nuk flas për partitë. Po të them është sistemi që është ndërtuar për të kapur shtetin dhe për të përdoruar zyrat për të punësuar aktivistë partie dhe për të rritur influencën e partive, ku një parti ka pyjet, një sardelet, një pyjet etj. Dhe këta i caktojnë partitë. Këta njerëz nuk ndjehen të detyruar ndaj qytetarëve, por ndaj partive.
Rakipi: Edhe për partinë tuaj?
Ne kemi nisur të shohim një ndryshim në administratën e lartë, ndërsa pjesa e poshtme është keq. Ne marrim votat në popull dhe logjika thotë se partia e parë është fituese e zgjedhjeve. Fituesi është ai që ka mandatuar qytetari me votën më të madhe. Nëse PS nuk i ka votat, prapë do vendoset tepsia para.

Rakipi: Njëri nga aspektet e marrëveshjesh ishte emërimi i 6 ministrave…po tjetër?
Rama: Thelbi i marrëveshjes është fakti se qeveria dhe opozita do jenë në negociatë për hapjen e negociatave. Opozita do njoh rezultatin se kush do humbas në zgjedhje. Do ndajnë debatin. Debati i brendshëm vazhdon s’ka problem, ndërsa në raport me objektivin për tu futur në BE, janë avokat të futjes së vendit në BE.
Rakipi: Ju dhe Basha i jeni kthyer Atdheut dhe keni lënë mënjanë mëritë…
Rama: Kjo keni lënë mënjanë mëritë është e ekzagjeruar, Ne kemi bërë një marrëveshje në letër historike. Në realitet nuk e dimë se si do jetë. Marrëveshja në letër çon përpjekjen tonë për të bërë një shtet serioz në sy të partnerëve. Ne u bëmë për kaq shumë vite gaz i botës, duke shkuar në Bruksel duke folur jo si dy palë për të njëjtin shtet, por si dy shtete.

Rakipi: 5 orët tuaja që nuk janë transparente…
Rama: Pse?
Rakipi: Sepse ditë pas dite u zbulua diçka tjetër. Betë sulm ndaj të tjerëve, Kundër Metës dhe PDIU-së.
Rama: S’më intereson fare se ça bën Lulzim basha.

Rakipi: Ju nuk kishit marrëveshje kundër të vegjëlve?
Rama: Jo fare. Mos i ngatërroni gjërat.

vijon…

Comments

comments