Ballina Kryesore Zgjedhjet e Qershorit – Kryemistri Rama ironizon rëndë Kreshnik Spahiun duke e...

Zgjedhjet e Qershorit – Kryemistri Rama ironizon rëndë Kreshnik Spahiun duke e quajtur “sorrë”

Në vijim të fushatës elektorale, Kryeministri Rama ka ironizuar kreun e Aleancës Kuq e Zi, i cili hoqi dorë nga politika, pasi nuk u përfshi në listat zgjedhore të kandidatëve të opozitës. 

Në takimin me elektoratin e tij në Bashkinë e Klosit Rama gjithashtu tha se demokratët i kanë borxh socialistëve që shpetuam Bashën dhe PD-në.

Ja deklarata e plotë e Kryeministrit Rama:

Më 25 qershor, o do të kapim mat ata që duan të na cojnë prapa ose do të jetë Shjqipëria do të jetë shah mat sa herë kanë pas qeverinë. Marrëveshja është shumë e qartë. Kush do të humbasë do të përgëzojë fituesin, se nuk ka cfarë të thotë më: Jo mi vodhi votat. Futi gjithë ato njerëz në qeveri?

Përse i futi. I futi deri më datën 25 qershor, më datën 26 nëse ne jemi forcë e parë ata ikin. Ata janë aty për zgjedhje. Zgjedhjet mbaruan, dhe shpresoj të jenë të pakontestuara. Bashkarisht më pas, qeveria dhe opozita do të bëjnë avokatin e Shqipërisë, që të ulemi në tavolinën e BE-së dhe të nisim negociatat. Prandaj them që 25 qershori nuk duhet të jetë as blu, as jeshil por kuq e zi.

Se tani na iku Kreshnik Spahiu dhe mund ta themi rehat kuqezi. Se kishim Kreshnikun e na shkatërroi sorra. Na mori simbolin. (Flet me ironi)  E di që jeni mërzit por sorra ka sa të duash, Shqiponjë një ka ajo e flamurit.

Demokratët këtë herë na kanë një borxh se i shpëtuam Lulin dhe nderin e partisë. Tashi ata duhet të na ndihmojnë të shpëtojmë Shqipërinë nga Luli dhe partia. Se Luli është dhe shalqi me provë. Ishte në krye të Tiranës” , deklaroi Rama.

 

Panik në SHBA/ Nxënësi 8 vjeçar shkon në shkollë me armë, arsyeja do t’ju habisë

Kaos pas sulmit në Mal të Zi, “blindohet” Ambasada amerikane në Tiranë

Kapen me 29 kg heroinë, pranga shqiptarit dhe 2 grekëve

EMRI/ Ishte kthyer në makthin e Kishës së Laçit, kapet “skifteri” që grabiti tre herë objektin e kultit

VIDEO/ Berisha i nxjerr emrin: Ju tregoj se kush është ministri i Ramës që luan me diamante

“Dikur vije në Kishë, tani je ushtar i ‘të fortëve’ me X6”, kujt ia drejton këtë letër Dom Gjergj Meta

Aksidenti tragjik në autostradë, policia jep detaje: Vajza e re po kthehej nga porti, çfarë iu gjet në portofol

Italia kërkesa për punonjës sezonal, 18 mijë vende në 2018 në bujqësi e turizëm…edhe për shqiptarët

Panik në Mal të Zi, sulmohet ambasada amerikane, agresori hedh veten në erë

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humbin jetën dy persona. Zhduket drejtuesi i “Benz-it” (Emrat)

Artikulli paraprakHabit Eduart Selami , me Bashën dhe pse nuk jam në listë
Artikulli tjetërNdahet nga jeta ish-kryeministri grek Mitsotakis