Ballina Kryesore Zgjedhjet – Emrat e sigurtë në listën e PD, ja kandidatët që...

Zgjedhjet – Emrat e sigurtë në listën e PD, ja kandidatët që kryesojnë 12 qarqet

Partia Demokratike dorëzoi dje në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si subjekt për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit dhe për ato në Kavajë. Kjo lëvizje e Partisë Demokratike është bërë 24 orë përpara afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve.

Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhje, pas marrëveshjes së arritur me kryeministrin Rama. Ndërkohë që gjatë orëve të mbetura deri sot në mbrëmje, Basha duhet të zyrtarizojë listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë.

“Dualajm.com” mëson se të parët emra të sigurt në listën e PD-së janë krerët e grupeve të punës në 12 qarqet e vendit, por ata nuk do të kandidojnë në zonat ku u caktuan nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Konkretisht bëhet fjalë për emrat e Edi Palokës, Arben Ristanit, Dhurata Çupi, Florjon Mima, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Grida Duma, Ervin Salianji, Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri.

Listës së sigurt i shtohen edhe emrat e Oerd Bylykbashit, Jorida Tabakut, Luçiano Boçit, Jozefina Topallit, Halim Kosovës, Enno Bozdos, Belind Këlliçit etj. Po ashtu janë edhe aleatë si Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule.

Në listën e kandidatëve të PD-së këtë herë do të ketë më shumë të rin, ku mund të përmendim Rudina Hajdarin, vajzen e liderit të studentëve të dhjetorit apo Jamarbër Malltezin, kreu i Departamentit të Turizmit në PD.