Ballina Kryesore Zgjedhjet/ Rama një videomesazh nga Vlora: Të jetë për mua, iki në...

Zgjedhjet/ Rama një videomesazh nga Vlora: Të jetë për mua, iki në shtëpi por ka ardhur koha që….

SHPËRNDAJE

Kryeministri, Edi Rama me anë të një videomesazhi nga Vlora iu ka bërë thirrje shqiptarëve që në 25 qershor t’i japin një shuplakë të fortë atyre që ai i cilëson si “politikanët e tepsisë”.

Rama kërkoi edhe njëherë votë masive drejt PS-së për të vazhduar punën e mirë dhe rrugën e reformave për shtet, punë dhe mirëqenie.

MESAZHI I PLOTË I EDI RAMËS
“Unë prapë nga Vlora sot që në mbrëmje të ngremë dallgën e fundit kuqezi në detin që shpresoj do vërshojë nga kutitë e të dielës. Nuk më rrihet pa ju thënë dy fjalë të fundit, sidomos atyre që s’e kanë votuar asnjëherë PS-në për arsye të ndryshme, për bindje të djathta, për besnikëri ndaj partive të tjera, për mosbesim ndaj politikës në përgjithësi. Dua të më besoni që ky moment është më i madh se sa bindja politike e secilit prej nesh. Ky moment është më i rëndësishëm se sa çdo parti dhe sa të gjitha partitë bashkë.

Ky moment është më i favorshëm se asnjëherë prej shumë-shumë kohësh për ta bërë politikën më të mirë dhe për t’u dhënë politikanëve të tepsisë së pushtetit një shuplakë shembullore, troç fare ky është momenti i Shqipërisë dhe mbi të gjithë e mbi gjithçka i Shqipërisë.

Dua që ta dini po ashtu se po të ishte për mua personalisht do mjaftonin dhe mbase do më tepronin për çka kam arritur në karrierë të gjitha këto vite betejash. Nuk kam ndërmend të ngjitem më lart, nuk dua të kem asgjë më shumë për vete nga jeta politike. Nuk kam as kuriozitetin shumë njerëzor besoj për të provuar ndjesinë e të qenit në postin më të lartë ekzekutiv të Shqipërisë. S’jam më këtu për t’i plotësuar vetes ambicien e ngjitjes në majë, dëshirën e të jetuarit në majë apo nevojën natyrale të politikanit për pushtet mbi të tjerët. Kam bërë plot fushatë.

Kam lagur plot bluza e këmisha, kam zbardhur çdo fije floku të mbetur në kokë dhe kam përshkruar mbi gjysmë milioni kilometra nëpër trupin e këtij vendi. Nëse nuk do ta ndieja në çdo qelizë momentin që ka ardhur me mundësinë reale për t’ia dalë aty ku të tjerët nuk ja dolën. U dorëzuan, u lëshuan, u dëshpëruan, u larguan…Ma besoni sot nuk do isha duke lagur bluza dhe këmisha të tjera dhe duke sprovuar deri në ekstrem kordat e zërit për t’iu kërkuar përsëri votat.

Kam marrë prej jush vota pa fund, energji pa fund, emocione dhe përjetime pa fund aq shumë sa besoni po të isha kthyer sot njëherë e mirë në shtëpi nuk do kisha asnjë keqardhje nëqoftëse nuk do ta shihja njësoj si dritën e ditës mundësinë reale që kemi në këtë moment, për ta nxjerrë Shqipërinë në dritë.

Juve njerëzve të zakonshëm të këtij vendi ju kam thënë e stërthënë se idealet dhe qëllimet e mira në politikë nuk ekzistojnë, se politikanët janë të gjithë njësoj se mes tyre dhe jush është e gjitha një lojë e pistë, dhe karriera, paraja, klanet, tarafet, familja, janë gjithçka për ta. Por askush nga vetë politikanët që e kanë baltosur politikën apo nga baltosjet e politikës llafazane nga ziliqarë të pashoq nuk e thonë që pa politikën njerëzimi ynë do të ishte barbari, egërsi, kafshëri. Bota nuk do ishte kjo që jeni. Ndërsa unë ju them sot se po, politika bën keq se gjen, por ama bën mirë, kur mundet, nëse njerëzit, ju, e ndihmoni atë, politikën, të bëhet më e mirë, duke mos votuar qorrazi, me tifozllëk, por duke zgjedhur mençurisht, me mendje të kthjellët.

Politika mund t’i bëjë shumë mirë Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme nëse ju zgjidhni punëtorët e duhur për ta ndërtuar më tej, së bashku me ju shtëpinë e shtetit modern shqiptar, mbi themelet e hedhura me mundim në 44 muajt e fundit. Nuk u them të djathtëve ndërroni bindje, nuk u them demokratëve ndërroni parti, nuk u them atyre që s’u bën zemra të votojnë PS, mos dëgjoni zemrën. Por u them thjesht si një shqiptar-shqiptarëve, të gjithë shqiptarëve të zakonshëm pa dallim se, unë dua ta vazhdoj këtë betejë, bashkë me të gjithë ju që politikanëve e partive iu keni dhënë vota pafund prej 25 vitesh dhe ndjeheni të përdorur apo të zhgënjyer.

Dua ta vazhdoj këtë betejë bashkë me ju, se Shqipëria bëhet. Dhe tanimë këtë e di si buka që hamë, dhe dua ta provoj, deri në fund mundësinë e fuqisë sonë, të bashkohemi për ta bërë fuqinë. Dhe nëse të dielën e krijojmë këtë mundësi fantastike, iu siguroj se ia vlen.

Prandaj miq të djathtë demokratë, mbështetës e simpatizantë të partive të tjera, apo edhe ju që nuk e keni vendosur ende, dua t’u them sot duke ju parë në sy se ky është një moment për ta vënë Shqipërinë mbi bindjet politike, mbi tifozerinë, mbi zhgënjimet e përditshme që keni ndaj politikës, ky është një moment për t’u dhënë partive dhe politikanëve mesazhin se nuk e marrin dot më qyl votën tuaj nëse nuk janë gati për t’u dhënë atë që ju duhet juve shqiptarëve dhe vendit. Ky është një moment për të mos e humbur mundësinë e një bashkimi zemrash e mendjesh për Shqipërinë që duam nën flamurin kuqezi të Skënderbeut, të Ismail Qemalit, të Rilindjes, të motrave e vëllezërve emigrantë, e gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen.

Është ky momenti i artë për tu thënë jo, mjaft, boll, stop lloj lloj flamujve që valviten prej erërave të përçarjes mes nesh prej kaq shumë vitesh dhe lloj-lloj politikani që janë mësuar të përfitojnë duke tregtuar llumin e ndasive dhe të pakënaqësive mes shqiptarëve të zakonshëm. Është ky momenti për të mos ja nxjerrë më sytë njëri-tjetrit me shkopinjtë e flamujve përçarës dhe për llogari të atyre politikanëve e të interesave të tyre personale dhe politike.

Momenti për t’i dhënë një mësim parazitëve të katundit tonë politik dhe mediatik që ja kanë penguar frymëmarrjen shqiponjës tonë dykrenore.

T’u japim një leksion dhe atyre që nuk e duan flamurin kuqezi të shqiptarëve të ngrihet në lartësinë e aspiratave legjitime të këtij populli. Nuk di çfarë tju them më… nuk kam çfarë them më shumë veçse për tju falënderuar që më keni mbështetur, duruar, falur, apo edhe thjesht me keni komentuar në këtë faqe me të mirë a me të keq dhe ta mbyll me një lutje: Mos hiqni dorë nga ëndrra e madhe se Shqipëria bëhet. Mos u bëni njerëz të vegjël duke i bërë bisht votimit se nuk ju ka shkuar mirë familjarisht, por bëhuni ju të mirë për çfarë duhet. Dhe aman, ju lutem, bëni çmos që mos më lini peng të atyre që duan të vazhdojnë të mbajnë peng Shqipërinë duke folur vetëm për ju kur ndizet televizori dhe punuar për vete sapo fiket drita e skenës elektorale. Qofshi ju o njerëz zoti që i duhet Shqipërisë!”

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Policia arreston 14-vjeçarin, plagosi me thikë adoleshentin (FOTO)

Vjen surpriza e Edi Ramës për të gjithë punonjësit e administratës

Reagon ish-ministri i LSI: “Largimi i Llallës, loja me peshq e me sorra mbaroi!”

VIDEO/ Basha deklaron: Edi Rama nuk do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm

Deklarata e Ministrisë së Brendshme: “Arratia e ish-shefave të policisë, ja çfarë ka ndodhur

Deklarata e Bashës: “Këmbanat po bien, Edi Ramës po i vjen fundi”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e demokratëve: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”

Rritje pagash në sektorin e Zjarrfikësit. Bashkia e Tiranës propozon projektvendimin

Berisha ironizon urdhër arrestet e katër policëve, “Rama firmos azilin politik të narkodrejtorëve”, ja emrat

Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të mbarë përfaquesve shqiptarë

Artikulli paraprakKhloe Kardashian shfaqet më seksi se kurrë me bikini transparente
Artikulli tjetërMbrojtësi korçar reagon pas heqjes së titullit : “Ka qenë edicioni më i bukur që kam luajtur në karrierën time”