Ballina Kryesore Zgjedhjet vendore, LSI me kandidat për kryebashkiak në Kavajë, ja kush është

Zgjedhjet vendore, LSI me kandidat për kryebashkiak në Kavajë, ja kush është

Lëvizja Socialiste për Integrim ka regjistruar kandidatin e saj për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Kavajë.

Në garën për kreun e Bashkisë, LSI do të përfaqësohet me Maksim Konën.

Zgjedhjet vendore në Kavajë do të mbahen në të njëjtën ditë me ato parlamentare, 25 qershor 2017.

Ndërkohë pritet zyrtarizimi i kandidaturave të PS dhe PD.

PS kishte zgjedhur Klodian Shehin për këto zgjedhje nëse do mbaheshin në datën e dekretuar, 7 maj 2017, por pas shtyrjes nuk dihet nëse PS do i qëndrojë kësaj kandidature.