Ballina Politike Zv/kryeministrja thotë fjalët e saj të para në Kuvend: Jam rishtare këtu...

Zv/kryeministrja thotë fjalët e saj të para në Kuvend: Jam rishtare këtu por s’jam naive

SHPËRNDAJE

Në foltoren e Kuvendit është ngritur për të folur edhe vetë zëvendëskryeministrja Senida Mesi e cila ka folur për herë të parë në sallë pasi mori mandatin 4 vjeçar të qeverisë “Rama 2” ku u vendos në pozitën që ka.

Ajo si fillim ka falenderuar kryeministrin Rama që këtë herë i ka besuar dy shkodranëve detyrat më të rëndësishme tek kabineti i ri qeveritar bashkë me Ditmir Bushatin. Mesi ka theksuar se përveç kolegëve të saj nga partia Socialiste ka marrë urime edhe nga kolegët demokratë mbi detyrën e re që mori.

“Jam rishtare në këtë sallë, por nuk besoj se jam naive që këtu mos të kenë Shqipërinë si busull orientuese. Kryeministri Rama dhe kabineti qeveritar, i ka besuar dy të zgjedhjeve dy shkodranë. Për Shkodrën dhe Shqipërinë, që i besuan Partisë Socialiste dhe Ramës, reformat. Zotimi ynë madhor, është që të çojmë para reformat. Reformimi i sistemit rrënjësor dhe është pranuar me sukses në mënyrë që ky mandat të sjellë lehtësim të ndjeshëm për qytetarët. Eliminimi apo reduktimi i lejeve, licencave, dokumenteve do të mundësojnë lehtësim të madh për qytetarët. Do ul ndjeshëm nivelin e korrupsionit dhe do rrisë transparencën. Administrata si një aset i vyer, vlerat e të cilit do të rritet në sytë e publikut. Kemi një pjesë dhe jo të vogël të asaj administrate të shëndetshëm që meriton vlerësim nga qeveria.

Qeveria do të vazhdojë me një bosht të koalicionit të madh me qytetarët. Edhe demokratët më kanë uruar dhe mbështetur në detyrën e re. Kemi i nevojë për shembull në Rajon. Ndaj ke le të fillojmë punën. Çfarë shembulli duhet t’i japim fëmijëve tanë? Askush nuk ia ka për borxh askujt në këtë sallë vijimin e shfaqjeve të rëndomta në këtë sallë. Ne duhet të përplasemi për vizione, dhe mos t’i lodhim shqiptarët që të përplasemi për interesa. Urime të gjithëve. Për Shqipërinë dhe njerëzit e saj të zakonshëm.”, u shpreh zëvendëskryeministrja Mesi.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Policia arreston 14-vjeçarin, plagosi me thikë adoleshentin (FOTO)

Vjen surpriza e Edi Ramës për të gjithë punonjësit e administratës

Reagon ish-ministri i LSI: “Largimi i Llallës, loja me peshq e me sorra mbaroi!”

VIDEO/ Basha deklaron: Edi Rama nuk do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm

Deklarata e Ministrisë së Brendshme: “Arratia e ish-shefave të policisë, ja çfarë ka ndodhur

Deklarata e Bashës: “Këmbanat po bien, Edi Ramës po i vjen fundi”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e demokratëve: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”

Rritje pagash në sektorin e Zjarrfikësit. Bashkia e Tiranës propozon projektvendimin

Berisha ironizon urdhër arrestet e katër policëve, “Rama firmos azilin politik të narkodrejtorëve”, ja emrat

Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të mbarë përfaquesve shqiptarë

Artikulli paraprakFlorida vuan pasojat e përmbytjeve, hajdutët përfitojnë nga rasti dhe vjedhin çfarë të mundin (Video)
Artikulli tjetërJa kush është një prej “piratëve” shqiptar i cili u arrestua sot në Gjermani, aktiviteti i tij nxirrte miliona