Policia e kryeqytet ka arrestuar një 25 vjeçari, pasi u kap duke shpërndarë kokainë me bicikletë.

Më datë 24.08.2017, Spcialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë finalizuar operacionin “Seller”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:Kataldo Mulaj, 25 vjeç, banues në Tiranë, bën me dije policia.

Ky shtetas është kapur në Rrugën “Artan Lenja”, ku gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Kokainë, në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë ky shtetas ka qënë duke udhëtuar me biçiklet.

Për këtë shtetas nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, disponoheshin informacione se kryente aktivitetin e jashtëligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike, duke marrë porosi me telefon dhe dorëzimin e bëntë duke udhëtuar me biçiklet, me qëllimin e shmangjes së kontrolleve.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar dhe 23 doza të tjera me lëndë të dyashuar narkotike e llojt Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Kokainë, me peshë totale, 13 gramë

– 2 aparate telefonik

– Vlera monetare prej 128 900 Lekë të rinjë dhe 200 Euro (të cilat dyshohet të jenë burim fitimi nga shitja e lëndës narkotike)

– 1 biçiklet

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë prane Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuara nga Neni 283/1 i Kodit Penal.