Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet si koka e një grupi kriminal.

27-vjeçari merret me trafikimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike. Arrestimi i tij është bërë në Selanik, ndërsa i janë sekuestruar një sasi eurosh dhe droge.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 27-vjeçari shqiptar u arrestua në zonën Analipsi në Selanik mbrëmjen e djeshme.

Pas kontrollit të sotëm në shtëpinë e tij u sekuestruan: 662 gr kokainë e fshehur me kujdes, 2 pako me canabis të papërpunuar 235 gr, 2 peshore, pistoletë, 7 plumba, (8.410) euro nga shitja e drogës, (3) celularë si dhe bileta avioni.