Arrestohet pronar i një kompanie nafte në Shqipëri, pasi u kap me drogë. Biznesmeni grek u kap në shtetin fqinj me plot 20 kg kokainë. Ngjarja u rregjistrua në zonën e Larisës, dhe veç biznesmenit u arrestuan gjithashtu dhe tre shtetas shqiptarë emrat e së cilëve nuk bëhen të ditur.

Operacioni policor është zhvilluar të mërkurën, ku përveç drogës biznesmenit iu sekuestrua dhe një shumë prej 100 mijë eurosh. Thuhet se zona e Larisës dhe Trikala ishin stacionet e magazinimit të drogës, nga të cilat më pas ajo shperndahej në vende te tjera.

Policia ka sekuestruar 10 kg kokainë  në një magazinë të biznesmenit në Larisa dhe   pjesa tjetër u gjet në një servis makinash në pronësi të një shqiptari.