Blutë e Fierit kanë mundur të arrestojnë një 31 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim. Shtetasi Zeni Velajn, banues në fshatin Varibop ishte gjykuar nga gjykata e Fierit e cila i kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për “Plagosje të rëndë me dashje”.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-Zeni Velaj, 31 vjeç, banues në fshatin Varibop, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 22.10.2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga Neni 88/1, 25 i Kodit Penal.