Pranohet shqiptari i parë në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional”. Ai nuk është më shumë se 5-vjeç dhe quhet Dionis Senjo. Ai është djali i një çifti onkologësh nga Tirana.

5-vjeçari ka një inteligjencë që i kalon përmasat e normales pasi ai është i zgjuar aq sa mund të krahasohet me fizikantin e madh Anjshatin. Dionisi pavarisht se në moshën 5 vjeçare ka aftësi në astronomi, matematikë, gjeografi, kimi, anatomi, biologji, gjuhë të huaja etj…ndërsa në testin e inteligjencës rezultoi se është mbi percentilin 99.9% pra më i rrallë se 0.1% e popullsisë.

Ai di shumë gjuhë të huaja dhe deri tani ka lexuar rreth 700 libra shumica e tyre enciklopedi në gjuhën angleze.

Por si nisi gjithçka?
Ai ishte vetëm 1 vjeç kur mësoi shkronjat dhe numrat në shqip dhe në anglisht. Pa kaluar ende disa muaj ai mësoi të lexojë rrjedhshëm në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht gjithashtu. Kur mbushi 2 vjeç, prindërit e Dionisit zbuluan se i biri kishte mësuar gjysmën e alfabetit rus edhe në formën e shkruar.

Prindërit u përpoqën ta ndalonin duke menduar se kjo nuk do të ishte e domosdoshme për të ardhmen e tij dhe e orientuan atë drejt alfabetit grek të cilin ai e mësoi në një pasdite të vetme, si në shkrim ashtu edhe në lexim.

Pa u mbushur një javë, ai mësoi të numëronte në greqisht deri në bilion. Në të njëjtën kohë ishte në gjendje të thoshte alfabetin anglez nga fillimi në fund dhe anasjelltas me të njëjtën shpejtësi e duke shkruar gjithçka që prindërit i diktonin.

Dionisi gjeni, di gjithashtu të shpjegojë të gjitha format gjeometrike i ndihmuar nga gjuha greke. Kur ishte 3 vjeç, ai nisi të lexonte me shpejtësi numra shumë shifrorë, deri në 40 shifra, në shqip dhe në anglisht.

Në po të njëjtën moshë, ai mësoi të gjitha planetet e sistemin diellor, yjet, galaktikat, gjeografinë e botës, flamujt e shteteve, lumenjtë, liqenet, malet dhe të gjithë elementët periodikë, anatominë e njeriut, e të gjitha llojet e dinosaurëve.

Lexon libra, kryesisht enciklopedi, pa u nxitur nga askush. Dionisi ka lexuar rreth 700 libra deri tani, 200 prej të cilave, enciklopedi angleze.

Prej tre vitesh, gjeniu 5 vjeçar mund të bëjë veprime matematikore me mbledhje, zbritje e madje edhe me numra negativë. Prindërit e kanë ndaluar të mësojë shumëzimin por siç thonë, ai i llogarit vetë sipas metodës së tij.