Ligoraq Karamelo është deputeti i ri i Kuvendit të Shqipërisë, i cili pranoi të marrë mandatin ka bërë një denoncim të fortë ku ka thënë se është kërcënuar dhe tentuar të goditet nga disa persona.

Sipas tij ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës teksa po dilte nga lokali ku tre persona e kanë tentuar ta godasin duke e quajtur tradhëtarë, ndërkohë informon se ka bërë denoncimin dhe njëri prej tre agresorve është shoqëruar në polici.

“Kam qene duke dale nga lokali kur u kercenova. Tre personat tentuan te me godasin me quajten tradhetar. Nuk terhiqem nga mandati i deputetit. Bera denoncimin. Njeri prej tyre eshte shoqeruar. Personat me shanë nga ana ime etnike dhe organizata të cilën un përfaqësoj. Kjo nuk është etike për qytetarinë korçare. Falenderoj policinë e cila reagoi në moment. Jam shumë i shqetësuar për këtë ngjarje”, ka deklaruar Karamelo.

Kujtojmë se Karamelo ishte kandidat nga listat e PBDNJ-së dhe ka pranuar të marrë mandatin e deputetit pas krijimit të vakancave në Parlament për shkak të djegies së mandateve të opozitës.

“Mandati i takon atyre që kanë dhënë kontribut. Jam i detyruar të pranoj mandatin për qytetarët. Me Dulen nuk jam dakord për dorëzimin e mandatit. Nuk duhet të braktiset Parlamenti. Nga pozicioni që ka Dule, e justifikoj veprimin e tij. Në kushte të tjera Dule do të vepronte si unë”, tha ai.