Herjon Mustafaraj rikthehet sërisht në skenën Shqiptare në petkun e aktorit pas shumë vitesh jetese në Amerikë me veprën “Prapaskena e fatit”. 

Sonte ai rikthehet me një vepër të ideuar dhe tekst të shkruar vetë ku vë në pah dy realitete krejt të ndryshme Amerikë-Shqipëri. 

Një komedi muzikore që vjen e luajtur vetëm me një aktor në skenë me regji të Endri Çelës dhe skenografi të Bledar Gercalliut. 

Historia e një tekniku pianosh, në moshë të thyer , në prapaskenat e një teatri në Broadway, i cili akordon pianon e një artisti me famë botërore. Pikerisht këtu zgjohen pasionet e tij të vjetra.

Një histori plot ngjyra e sjellë dhe që risjell Herjon Mustafarajin në skenë. Kjo komedi muzikore do të vijë për disa netë rradhazi në skenën e teatrit Kujtim Spahivogli.