Mbrëmjen e 31 dhjetorit që lam pas një tragjedi e rëndë përfshiu Rusinë, pas një shpërthimitë një rrjeti gazi në një bllok apartamentesh, ku të paktën 39 persona humbën jetën, dhe fatmirësisht 18 të tjerë u arritën të nxirreshin nga rrënojat. 

Ndërkohë e përditshmja “Mirror” ka sjellë në fokusin e saj historinë e trishtë të një familjeje të përfshirë në këttë tragjedi, ku 26-vjeçari Shukhrat Ulfatov ndodhet aktualisht në gjendje kome, por ajo çka ai nuk di akoma ësht se bashkëshortja e tij 24-vjeçare, Radzhambo Isoeva dhe 3 fëmijët e të vegjël, Akmad, 6 vjeç, Fotima, 4, dhe Saimukhsiddin, 3, nuk mundën të mbijetonin.   

  

Aktualisht Shukhrat ndodhet në kujdes intensiv, në koma, në një spital në Chelyabinsk. Mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë, megjithatë ai pritet që të rikuperohet, por ndërkohë 26-vjeçari nuk është në dijeni të tragjedisë së ndodhur. 

Edhe pse autoritetet ruse paraprakisht deklaruan se shkaku i tragjedisë ishte shpërthimi i një rrjeti gazi, mediat lokale kanë cituardeklaratat e  zyrtarëve të sigurisë, teksa hedhin dyshime për një sulm të mundshëm terrorist.