Një indicie nuk përbën provë, por katëll të tilla sigurisht që po. Aq janë fitoret e Liverpool në startin e sezonit të ri të Premier League, që pret ndërprerjen e kampionatit me pikë të plota dhe i vetëm në krye të renditjes. Pasi rivalizoi Manchester City kampionatin e shkuar dhe e mbylli atë me një rekord pikësh në vendin e dytë, “Reds” kanë ndryshuar situatën, duke treguar se kanë diçka më shumë. Konfirmimi për këtë vjen nga numrat e regjistruar në katër ndeshjet e para: 12 pikë, po aq gola të shënur dhe vetëm tre të pësuar.

Premier League

Në këto javë të para të Premier League, rolin e ndjekësit duhet ta bëjë Manchester City, i dyti me vetëm dy pikë më pak se rivalët direktë. Të besuarit e Pep Guardiolës qajnë barazimin e javës së dytë kundër Tottenham, ndërsa në sfidën e së shtunës mundën pastër 4-0 Brighton.

Premier League Where To Watch Manchester City Vs. Brighton Live

Shifra spektakolare edhe për “Qytetarët”, që janë skuadra me më shumë gola, duke treguar se nuk kanë ndërmend të dorëzojnë lehtë titullin kampion në atë që duket se do të jetë sërish një garë dyshe. Nuk arrijnë të ruajnë hapin e kryesuesëve skuadrat e tjera të mëdha të Premier Lague. Pas dy fitoreve radhazi në nisje, Arsenal ka ngritur frenat dhe duhet të jetë I kënaqur me barazimin 2-2 në derbin londinez kundër Tottenham. “Spurs” iu afruan fitores me epërsinë dyfishtë, por më pas I lejuan vendasve të evitojnë humbjen në shtëpinë e tyre.

Fbl Eng Pr Chelsea Sheffield Utd

Vazhdojnë të vuajnë Chelsea dhe Manchester United. Blutë e Londrës nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në “Stanford Bridge” kundër Sheffield United, ndërsa “Djajtë e Kuq” morën pikët e dytë në tre ndeshjet e fundit pas barazimit 1-1 në transfertën kundër Southampton.