Policia e Elbasanit ka ndaluar ditën e djeshme një vajzë 28 vjeçe nga qyteti i Elbasanit. Vajza akuzohet nga policia nën akuzën e mashtrimit të 5 personave. Ajo u kërkonte nga 2.000 euro në këmbim të një vendi pune në administratën shtetërore.

Vajza në fjalë është Klodiana Kuqi, e cila pretendonte se kishte njohje me ministra e hidhte foto në rrjete sociale së bashku me to. Kështu ajo e bënte dhe më të sigurt mënyrën e mashtrimit.

Sipas policisë së Elbasanit, Klodiana akuzohet se për një periudhë thuajse 1- vjeçare ka mashtruar qytetarë të ndryshëm duke u marrë para me pretendimin se do t’i punësonte në administratën shtetërore, si: Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta Shqiptare apo edhe Drejtoria e Tatim-Taksave.

Klodiana Kuqi ka qenë në zgjedhjet lokale të vitit 2015, ishte pjesë e listës së kandidatëve për këshilltare të Bashkisë Elbasan nën siglën e Partisë Socialiste dhe duket se ky pozicion e ka ndihmuar që të mashtroj më lehtë personat. Ajo kur është ndaluar nuk ka pranuar asnjë nga akuzat në fjalë.