KY ESHTE RASTI KUR REALISHT POLITIKEN E MERR LUMI, SI SHUMECKA TJETER E PAMEND NE KETE BOTE!

Maria Vasileviç, 22-vjeç, është parë disa herë në publik pranë presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, 65-vjeç. Ajo u bë e njohur në vendin e saj, pasi fitoi çmimin “Miss Bjellorusia” në Maj të vitit 2018.

Lukashenko, drejtues kooperative në kohën e komunizmit, është cilësuar edhe si “Diktatori i fundit në Europë”. Ai që nga viti 1994 udhëheq Bjellorusinë me grusht të hekurt.

Politikanët e opozitës ndëshkohen sa herë që organizojnë protesta kundër regjimit dhe në zgjedhjet e fundit opozita nuk fitoi as edhe një post të vetëm në Parlament.

Një nga vendet në Kuvend e zuri zonjusha Vasileviç, pavarësisht se nuk kishte fare përvojë si politikane, por ka kohë të mësojë.

Presidenti dhe vajza në fjalë kanë 43 viteve diferencë moshe, por janë parë bashkë në shumë evenimente publike, ndaj edhe mediat e huaja flasin për një lidhje me udhëheqësin e moshuar.