Sot është dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve dhe Presidenti i vendit nuk harron të vizitojë fëmijët në kopshte e çerdhe dhe të japë mesazhe sensibilizuese për të gjithë shoqërinë për mbrojtjen e të drejtave të të vegjëlve. 

Gjithashtu Presidenti Meta ka bërë të ditur se “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” po organizon një seancë dhurimi gjaku për fëmijët talasemikë. 

Nëpërmjet adresës së tij personale facebook, Meta ka përçuar mesazhin për të gjithë shoqërinë dhe ka ndarë me të gjithë, disa çaste në të cilat shihet në shoqërinë e vogëlushëve.

Postimi i plotë i Metës :

“Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, na frymëzon të bashkojmë përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit, mirëqenien, arsimimin e respektimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe për të parandaluar çdo formë dhune, abuzimi e shfrytëzimi të tyre.

Krenar që sot, në këtë ditë të rëndësishme, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” organizon një seancë dhurimi gjaku, për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e tyre duhet të jetë misioni ynë i përhershëm.”