Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot 4 ministrat e rinj të propozuar nga Rama.

Në vend të Arben Ahmetajt dekretohet Anila Denaj, si ministre e Financave dhe Ekonomisë, në vend të Lindita Nikollës dekretohet Besa Shahini si ministre e Arsimit. Në vend të Damian Gjiknurit dekretohet Belinda Ballluku si ministre e Infrastrukturës dhe në vend të Mirela Kumbaros dekretohet Elva Margariti si ministre e Kulturës.

Meta ka dekretuar të gjithë emrat e ministrave të rinj të propozuar nga Rama, me përjashtim të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit, i cili nuk është dekretuar si i shkarkuar nga Meta dhe emri i Gent Cakajt vijon të jetë i pautorizuar për të zënë postin e Ministrisë së Jashtme.