Presidenti i Republikës, Ilir Meta mbërriti sot në Stamboll, me ftesë të veçantë nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për të marrë pjesë në përurimin e aeroportit të madh të këtij qyteti “Istanbul Ataturk Airport”.
Simbolika e këtij përurimi përkon me 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.