Presidenti i Republikës, Ilir Meta nis sot vizitën shtetërore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç, me të cilin do të zhvillojë bisedime dypalëshe.

Kreu i Shtetit, gjatë qëndrimit në Mal të Zi, do të ketë takime edhe me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi,  Ivan Brajoviç dhe Kryeministrin, zoti Dushko Markoviç.

Gjithashtu, Presidentit Meta do të takohet me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi dhe do të vizitojë qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, u prit sot me nderime të larta shtetërore nga Presidenti i Malit të Zi, Sh.T.Z. Milo Gjukanoviç.