Gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Pustecit, Presidenti i Republikës Ilir Meta paralajmëron bashkëpunim me vendet fqinje si Greqia dhe Maqedonia.

Presidenti i Republikës, SH.T.Z Ilir Meta theksoi sot se Bashkia e Pustecit dhe i gjithë rajoni i Prespës do përfitojnë të parët nga bashkëpunimi i shkëlqyer trilateral midis Shqipërisë, Maqedonisë e Greqisë, që i ka të gjitha premisat për t’u bërë i prekshëm së afërmi.

Presidenti Meta inkurajoi përpjekjet e fundit midis diplomacisë së dy vendeve fqinje për normalizim të plotë të marrëdhënieve midis tyre që do çlironte energji pozitive për të gjithë rajonin tonë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook