Në një intervistë dhënë për prestigjiozen gjermane “Deutche Welle”, Presidenti shqiptar Ilir Meta ndër të tjera ka komentuar gjithashtu edhe vendimin e bujshëm të kreut të opozitës Lulzim Basha, për dorëzimin e mandateve të deputetëve.

Duke e konsidruar si një veprim ekstrem Meta shprehet se një vendim i tillë nuk i shërben jo vetëm demokracisë, por as forcimit të institucioneve, duke shtuar këtu edhe thirrjen që i drejtohet qeverisë për marrjen e përgjejgësisë gjatë qeverisjes së vendit.

“Vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe nuk i shërben njëkohësisht as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar. Dhe me këtë është e lidhur edhe shpresa për të mos e shpopulluar më tej vendin tonë, sidomos nga të rinjtë dhe forcat më krijuese të tij. Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.
Është detyra e tyre të japin shembullin të parët në respektimin e Kushtetutës dhe të kufijve që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka përcaktuar qeverisë”,- deklaroi Ilir Meta për “Deutche Welle”.