Në faqen zyrtare të presidencës sapo është publikuar dekretimi i Sandër Lleshit si ministër i brendshëm në Republikën e Shqipërisë. 

Presidenti Meta ka firmosur dekretimin dhe gjithçka është bërë tashmë zyrtare. Pas shumë debatesh i është dhënë fund dilemës së Sandër Lleshit dhe problematikave rreth imazhit të tij. 

Sander Lleshi mundet të proçedojë me postin pasi dekretimi hyn në fuqi menjëherë. 

Deklarate nga Presidenca: 

 Presidenti Meta dekreton emërimin e Sandër Lleshaj Ministër i Brendshëm

D E K R E T

 PËR

EMËRIM MINISTRI

 Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Nr. Dekreti 10957

Tiranë, më 16.11.2018. 

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                                                                                                                                                                                                  ILIR META