Eleni Fouriera, këngëtarja shqiptare që përfaqësoi Qipron në Eurovision ka qenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes nga mediat dhe portalet.

Kjo vjen jo vetëm për shkak të origjinës së saj, por edhe për faktin se me këngën “Fuego” arriti të renditej e dyta.

Virale në internet tashmë po bëhet një foto ku shihet presidenti i Qipros, Nikos Anastasiades, me këngëtaren.

Presidenti e ka ftuar Elenin në Pallatin Presidencial në shenjë përgëzimi për atë çfarë ajo realizoi në Eurovizion.

“E ndjeja të nevojshme t’ju takoja nga afër për t’ju përgëzuar”, u shpreh Anastasiades, por ky takim nuk u mbyll me kaq.

Në foton virale shihet Anastasiades parë të pasmet e këngëtares në çastin, kur ajo është kthyer për të takuar personat e tjerë në takim.

Kaq ka mjaftuar dhe kjo foto tashmë po bën xhiron e rrjetit ku po komentohet në mediat greke dhe jo vetëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook