Presidenti Serb ka deklaruar pas tërheqjes së personelit të Ambasadës serbe nga Maqedonia, se shteti fqinj ka bërë veprimtari kundërzbulimi. Sipas presidentit serb organet kompetente serbe konfirmuan dhe vërtetuan se kundër Serbisë është bërë veprimtari kundërzbulimi.

“Organet tona kompetente konfirmuan dhe parashtruan argumente për veprimtari kundërzbulimi kundër institucioneve të Serbisë”, u shpreh Vuçiçi.

Gjithsesi ai ka theksuar se Serbia duhet të ruaj fqinjësinë e mirë me shtetin Maqedonas.

“Për shtatë deri dhjetë ditë gjërat do të jenë më të qarta”, shtoi Vuçiç.