Griezmann është prezantuar në “Camp Nou”, ai do ta veshë fanellën me numrin 17.

Antoine Griezmann ka hedhur të zezën mbi të bardhë, duke nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Barcelonën.

Sulmuesi 28-vjeçar tashmë është prezantuar në “Camp Nou” dhe pas pak do të dalë në konferencë për media për herë të parë si lojtar i Barcelonës.

Zyrtarisht, francezi do ta veshë fanellën me numrin 17, e jo siç u raportua në fillim, numrin 7 – të cilin e mban Philippe Coutinho.Ky është një sinjal se mesfushori brazilian mund të qëndrojë në Barcelonë.