Tashmë gati pas një muaji pritje, Christian Panucci ka hedhur firmën e tij për të drejtuar kombëtaren tonë këto 4 ndeshjet e mbetura dhe deri ne fund të kualifikueseve Euro 2020.

Christian Panucci: Jam shumë i nderuar që jam trajneri i ri i kombëtares shqiptare. Falenderoj Presidentin Duka për këtë detyrë dhe që më jep emocione të mëdha. Mbi të gjitha është një përgjegjësi e madhe për vendin dhe kombëtaren që e përfaqëson. Jam i bindur që kemi skuadër të mirë. Kjo kombëtare mund të më japë mua mbështetje të madhe. Njëkohësisht shpresoj dhe unë të lë gjurmët e mia këtu. Edhe pse botërori është pothuajse i pamundur, shpresoj të jap më të mirën në këto 4 ndeshje të mbetura. Po pres me padurim të filloj punën.

Armando Duka u shpreh i sigurtë se trajneri i ri do ta bëjë më së miri punën e tij dhe se ishte zgjedhja më e mirë e mundshme që mund të bënte. Panucci firmosi një kontratë prej 24 muajsh me kombëtaren tonë dhe pritet të shkojë drejt rrugës me lule që De Biassi ka lënë shtruar por pa përfunduar.

“Ky ka qenë një proces i zgjatur pak në kohë, pasi jemi munduar të bëjmë më të mirën. Vendimi ynë nuk ka qenë i lehtë. Kemi zgjedhur ta drejtojë ekipin tonë një nga emrat më të mëdhenj të futbollit italian, Christian Panucci. Ka një eksperiencë modeste. Jam i bindur që kemi bërë zgjedhjen më të mirë. Është një njeri me vullnet e dëshirë të jashtëzakonshme dhe jam i bindur që bashkë me stafin e tij, do të bëjë të mundur që ne të jemi pjesë e Euro2020,” u shpreh Duka.