Princi Charles i Anglisë është bërë pjesë e një mashtrimi të madh artistik. Trashëgimtari i kurorës angleze ka ekspozuar pranë ‘Dumfries House’, selia e fondacionit të drejtuar prej tij, një seri të tërë pikturash me autorë të rremë.

Dyshimi u konfirmua pasi u gjet një pikturë e Oscar-Claude Monet me vlerë 50 milionë euro, e cila mendohet të mos jetë origjinale.

“Është padiskutim false”, denoncoi artisti amerikan Tony Tetro, i njohur për talentin e tij në veprat historike dhe të artistëve bashkëkohorë.

Princi dyshohet se është mashtruar dhe se piktura e Monet, nuk është e vetmja e rremë.

Dyshohet se edhe dy piktura të tjera nuk janë origjinale dhe më konkretisht një

Picasso prej 42 milionë sterlinash dhe një Dali prej 12 milionësh.

Britanikja ‘Daily Mail’ shkruan se që të dyja janë të rreme. Tre tablotë nën akuzë janë të siguruara për një vlerë totale prej 104 milionë sterlinash.