Policia ka gjetur vajzën 14-vjeçare nga Tirana e cila ishte shpallur në kërkim pas denoncimit të bërë nga prindërit e saj.

Ajo ka shokuar me deklaratën e saj ku thotë se së bashku me një shoqen e saj, kishte shkuar në Dibër dhe nuk ka patur ndonjë problem.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases  E.K, vjec 14, më datë 04.01.2018, është kthyer në banesë dhe ka deklaruar se së bashku me një shoqen e saj, kishte shkuar në Dibër dhe nuk ka patur ndonjë problem. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook