Qindra qytetarë të Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë kundër shkatërrimit të banesave dhe bizneseve të tyre.

Banorët tregojnë për mediat se nuk janë lajmëruar për prishjen e banesave dhe as për dëmshpërblim.

Ata kanë paralajmëruar se protestat e tyre do të vazhdojnë deri në momentin kur të ketë një zgjidhje konkrete për problemin e tyre.

Madje një prej banorëve ka përdorur dhe shprehjen e famshme të kryeministrit Rama në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranë, shprehje e cila u përdor edhe nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në daljet e tyre në media.

“Nuk ka bir k*rve që na largon nga këtu”, mësohet të ketë thënë një prej banorëve, i cili është shprehur i vendosur se do të vetëflijohet në banesën e tij, nëse ky problem nuk merr zgjidhjen e duhur.

Kujtojmë që rreth 200 banesa e banese pritet të shemben në kuadër të projektit për zgjerimin e Unazës së Re.