TIRANË

Përplasje në Shkozë mes banorëve dhe policisë e cila ka shkuar në mbështetje të inspektorëve ndërtimorë për prishjen e disa banesave.

Sipas banoreve policia ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj banorëve te zonës. Ata deklarojnë se nga banesat që duan të prishin, 4 janë të legalizuara dhe njëra në proces legalizimi.

Ajo që është në proces legalizimi, ka një vendim gjykate që thotë se ‘shtëpia nuk mund të preket deri në momentin që të dalë një vendim gjykate përfundimtar’.

Banorët i kanë kërkuar policisë vendimin për prishjen e shtëpive të tyre por deri më tani, ata nuk u kanë treguar asnjë lloj vendimi që të legjitimojë veprimin e tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe punonjësit e OSHEE të cilët do të bëjnë ndërprerjen e energjisë elektrike për t’i hapur rrugë prishjes së shtëpive.