Portali qeveritar “e-Albania” së shpejti do të zgjerojë gamën e shërbimeve të ofruara për qytetarët.

Nëpërmjet portalit, në rubrikën e posaçme “e-Pagesat”, qytetarët mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike, gjobat për kundërvajtje rrugore, taksat e automjeteve e deri te aplikimi për leje qarkullimi ndërkombëtare.

Gjithashtu, nëpërmjet shërbimeve të reja qytetarët e Durrësit si dhe bizneset që operojnë në këtë qytet mund të paguajnë taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë Durrës.

Fatura e energjisë elektrike shlyhet në “e-Albania” dhe ky shërbim elektronik, u vjen në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, të gjenerojnë faturat e papaguara dhe kamatëvonesat e energjisë elektrike dhe t’i paguajnë ato ‘online’.

Taksat e automjeteve
Ky shërbim elektronik mundëson publikimin ‘online’ të taksave të automjeteve në zotërim të qytetarëve dhe bizneseve (Ligji nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për Taksat Kombëtare”, i ndryshuar), duke u mundësuar gjithashtu t’i paguajnë ato ‘online’. Në rastin kur shërbimi shfaq: “Nuk ka të dhëna!”, arsyet e mosshfaqjes së të dhënave janë: nuk ka automjete të regjistruara në pronësi të qytetarit, ekzistojnë raste kur ka automjete të regjistruara në pronësi të qytetarit, por në të dhënat e pronarit nuk është i regjistruar NID-i i tij. Në këto raste lutemi që qytetari të drejtohet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të regjistruar me NID (numrin e identifikimit) ose me emër/atësi/mbiemër automjetin/et e tij.

LEXO EDHE:  "Vërtetim i hyrje-daljes nga burgu", ja si mund të aplikoni falas dhe online

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook